Pasi heshti për disa ditë, Lulzim Basha ka reaguar në Këshillin e Europës mbi arrestimin e Ervin Salianjit, duke theksuar shkeljet e drejtësisë në Shqipëri.
Ai kritikoi mosrespektimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe solli si shembull faktin se vëllai i ish-ministrit Xhafaj kishte një të kaluar kriminale. Basha kërkoi që këto çështje të kenë vëmendjen e Komisionit të Venecias dhe të ndihmojnë në forcimin e sundimit të ligjit në vend.
Postimi i plotë i Bashës:
Në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Popullore Europiane, në Këshillin e Europës. Seanca me Sekretaren e Komisionit të Venecias në këtë takim më dha mundësinë të shtroja për diskutim disa çështje të rëndësishme mbi gjendjen e shtetit të së drejtës në Shqipëri, si bazament i demokracisë dhe zhvillimit të vendit.
Nevoja për të çuar përpara vettingun në politikë, të bllokuar nga mazhoranca por i mbështetur në parim nga Komisioni i Venecias; kriza kushtetuese e nxitur nga mosrespektimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese për mandatin e deputetes Xhaçka, si dhe arrestimi i deputetit të opozitës Ervin Salianji me akuzën e kallëzimit të rremë, ndërkohë që vëllai i ish-ministrit Xhafaj rezultoi të ishte i dënuar dhe vetë ministri subjekt i ligjit anti-mafia, janë çështje që meritojnë vëmendjen e Komisionit të Venecias dhe KiE, për forcuar përpjekjet e përbashkëta në lidhje me sfidat me të cilat përballen shteti i së drejtës, sundimi i ligjit dhe demokracia funksionale në Shqipëri.