Edhe këtë të enjte kanë përfunduar fjalimet e mbajtura nga aktivistët dhe qytetarët e shumtë përpara godinës së Kryeministrisë në ditën e 47-të të revoltës popullore.
Si gjithmonë në revoltë spikasnin parulla dhe thirrje nga më të larmishmet, sikurse ajo për shitjen e Shqipërisë nga Rama.
“Edi Rama, dil në Bulevard, Atdheu është i yni, jo biznes privat”, “Revolucion”, “Ju erdhi fundi”, “Rama jep dorëheqjen”, “Edi Rama, o legen, gjithë Shqipëria të urren”, “Berisha në burg, Rama në burg”, “Opozitë e shitur”, “Rama, Rama, f*ck you”, “Shqipëria kërkon revolucion”, “Pa rini nuk ka Shqipëri”, “Rama, SPAk you”.
Protestuesit nisin marshin në Tiranë: Pa dorëheqjen e Ramës s’do ndalojmë!









