Ka nisur marshimi i përnatshëm pas protestës së 47-të në bulevardin para kryeministrisë, ku u mbajtën fjalime për rrëzimin e qeverisë dhe largimin e gjithë klasës së vjetër politike.
Në kor, pjesëmarrësit kanë brohoritur “Rama SPAK you!”, ndërsa një tjetër thirrje e përsëritur prej tyre ka qenë “Ju erdhi fundi”.
Gjatë marshin të tyre nuk kanë munguar as pankartat dhe sloganet me thirrjet: Pa rini s’ka Shqipëri, Rama jepe dorëheqjen. Shqipëria e re. Poshtë patronazhistët.

Protestuesit marshojnë: Shqipëria kërkon revolucion! Ju erdhi fundi!









