-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Cana kundër Dukës: Ende nuk po e di se me kë ka punë

Kryesoret

Ish-kapiteni i kombëtares shqiptare, Lorik Cana është kundër organizimit të përbashkët të kampionatit Europian për 21-vjeçarët, nga Serbia dhe Shqipëria. Cana u shpreh i pakënaqur me këtë bashkëpunim.

“Duka ka një meritë të jashtëzakonshme për zhvillimin e FSHF-së dhe të Shqipërisë. Është në bordin ekzekutiv të UEFA-s. Për Dukën kanë një respekt të jashtëzakonshëm, futbollistët e Serbisë kanë treguar respekt ndaj nesh, pjesa më e madhe e tyre na dolën në mbrojtje, por ndjenjat e tyre akoma nuk janë të sinqerta. Kjo përfaqësohet në çdo lloj aktiviteti që bëjnë. Unë këtu dalloj me ta.

FSHF e kam mbrojtur dhe kam luajtur për ta, përfaqëson një simbol kombëtar. I them gjërat siç i ndjej dhe siç janë.  Unë e shikoj ndryshe për momentin këndvështrimin e Serbisë ndaj nesh. Armando Duka, dëshirat i ka të mira, nuk i ka të këqija, nuk është mënyra dhe momenti i duhur për të bërë diçka të përbashkët me ta. Në një të ardhme pse jo, me gjithë qejf, në qoftë se gjërat janë në rrugën e duhur.

Armand Duka ende nuk po e di se me kë ka punë. Nuk pajtohem me vendimin e tij për të organizuar kampionat me Serbinë.  Punën e parë, unë vetë nuk kam asnjë lloj besimi në sinqeritetin e tyre në çfarëdo lloj hapi që ndërmarrin me faktorin shqiptar dhe kur them me faktorin shqiptar, mundet me qenë Federata Shqiptare, Federata e Kosovës.

Thjeshtë mendoj që nuk është mënyra dhe momenti i duhur për të bërë diçka të përbashkët me ta”, tha Cana

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit