“Taktika kriminalistike”. Së shpejti vjen për ju libri i ri nga dy ekspertë të njohur të sigurisë nga Mitrovica, Arben Dashevci dhe Besnik Xhaka, shkruan Mitropol. Libri “Taktika kriminalistike” bën fjalë për taktikat e marrjes në pyetje.
Dashevci ka përfunduar dy programe “Master”, një në Integrime Evropiane dhe tjetri në Drejtësi Penale.
Ai ka marrë disa certifikime nga organizata ndërkombëtare dhe institucione të BE-së, për angazhimin e tij në fushën e drejtësisë dhe sigurisë.
Xhaka ka përfunduar “Masterin” në dy drejtime: Shkencat e Sigurisë dhe Juridiko – Penale.
Besnik Xhakën e bën të veçantë angazhimi i tij i pandërprerë në kërkimin shkencor në fushën e kriminalistikës dhe sigurisë.
Dashevci mes tjerash është prej kontribut-dhënësve të njohur në fushën e sigurisë edhe përmes paraqitjeve mediale.
“Taktika kriminalistike”, është botimi i dytë i Dashevcit në aspektin e kriminalistikës dhe çështjes së sigurisë.