Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka njoftuar se është bërë anëtare e Rrjetit të ri të Lidershipit të Grave të OKB-së.
Ajo shprehu gëzim për këtë mundësi, duke theksuar rëndësinë e platformës që bashkon gra të jashtëzakonshme nga e gjithë bota për të avancuar barazinë gjinore në pozita udhëheqëse.
“Së bashku, për një të ardhme më të mirë,” theksoi Jahjaga.