-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kaosi në Kuvend, debat mes Klosit dhe Nallbatit

Kryesoret

Në emisionin 5 pyetjet nga Babaramo ish kreu i SHISH Fatos Klosi u përfshi në një debat me deputetin e Partisë Demokratike Bledion Nallbati.

Debati nisi pasi Klosi tha se është absurde të thuhet se Ervin Salianji është dënuar me urdhër të Edi Ramës.

Fatos Klosi: Komentet që bëhen është dora e kryeministrit më duket absurde. E kanë sharë, ca s’kanë thënë kundër tij.

Ndërhyn Bledion Nallbati
Fatos Klosi: Deputet i listës je

Bledion Nallbati: Unë kam qenë në përballje drejtpërdrejtë. S’më tregon dot t’i. Këto përralla në ndonjë vend tjetër…

Fatos Klosi: Vazhdo, merr fjalën

Bledion Nallbati: Mos më trego mua i listës apo jo.

Fatos Klosi: A je i listës apo jo.

Bledion Nallbati: Kur të jetë sistem tjetër, prapë këtu me ke.

Fatos Klosi: Ti je palë në problem, s’të besoj unë kurrë.

Bledion Nallbati: Unë jam palë me të vërtetën. Me fakte. Ai zotëria doli dhe tha vëllai i ministrit bën trafik ndërkombëtar dhe për më tepër më vëllain ministër të brendshëm, bridhte lirshëm. Si bridhte lirshëm. S’ke as për këtë argument. Ti mund ta mbyllësh kollaj. Rroftë partia popullore dhe e lëmë.

Fatos Klosi: Mos u mërzit kaq shumë. Është vendim që i takon drejtësisë. Pjesa tjetër që këtë e ka bërë Rama është absurde.

Bledion Nallbati: Përralla ke ardhur të na tregosh këtu.

Fatos Klosi: Kam ardhur të tregoj përralla ca ke, do e shohim me datë 7 përrallën. Sot kemi luftuar për t’i dhënë shenjë atij që është në ballkon se kush do jetë deputet. Skena e sotme ishte një skenë kush është më i miri për t’i treguar atij për listën e ardhshme për deputet.

Bledion Nallbati: 5D për tu nuk është skandal për ty. 400 mln eurot e inceneratorëve nuk janë skandal për ty. Tu dhimbsën shumë ato karrige ty.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit