Gjykata e Lartë ka ka rrëzuar ankimin e Laert Haxhiut, duke lënë në fuqi dënimin me burgim të përjetshëm të dhënë ndaj tij nga Apeli i Posaçëm.
Haxhiu është dënuar përjetë për “Masakrën e Lushnjes” në vitin 2017, ku humbën jetën Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha, dyshohet se objekt i atentatit ishte Xhulio Shkurti, nipi i Aldo Bares.
Sipas vendimit zyrtar të zbardhur këtë të martë, Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, i përbërë nga gjyqtarët Ilir Panda në cilësinë e relatorit, si dhe Sokol Binaj e Sandër Simoni, ka vendosur në dhomë këshillimi mospranimin e rekursit të paraqitur nga Haxhiu.









