Në emisionin 5 pyetjet nga Babaramo, Adriatik Lapaj u shpreh se nuk do të marrë në protestën e Partisë Demokratike me datë 7 tetor.
“Zihen këta me partnerin dhe të shkojmë neve në protestë. Këta në korrik shkuan dhe mbyllën listat. Pse të shkojmë ne. Ne në datë 7 do jemi në qytetin e radhës, strukturim, takime në diasporë. Kur janë mirë këta bëjnë sikur s’të njohin dhe bëjnë marrëveshje me Ramën.”, tha Lapaj.
Ai drejtohet deputetit demokrat Bledion Nallbati se “Ti Zeusi, vetëm do i thyesh të gjithë. Është në vitin 12 Rama në pushtet, këti 12 vjet për ta çmontuar i kam ndaluar unë? Unë tani kam një vit.”