Mbyllet seanca e sotme parlamentare. Pas rikthimit nga pushimi i shkurtër 10 minuta, nuk ka pasur qetësi, por sërish kaos. Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali përjashtoi Flamur Nokën pas incidenteve me Petro Koçin dhe i njoftoi deputetët e tjerë se ndaj tyre do të merren masa për veprimet që kanë kryer.