Seanca e sotme plenare u zhvillua me tensione, kaos, me djegie të karrigeve dhe përjashtime nga Kuvendi.
Flamur Noka dhe Gazment Bardhi kanë shkuar te vendi i Niko Peleshit dhe Toni Gogut duku u ngritur zërin dhe përplasur dorën në tavolinë.
Më pas ata kanë bllokuar foltoren dhe kanë gjuartur me sende të forta drejt kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropalit. Gjithashtu ata kanë nxjerr karriget jashtë parlamentit dhe u kanë vënë flakën.
Ndërsa Flamur Noka i ka ndërpritur fjalën deputetit socialist Petro Koçit dhe i ka shkulur mikrofonin. Me këtë veprim Spiropali ka njoftuar përjashtimin e Nokës nga Parlamenti dhe ka mbyllur seancën plenare.