-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pagesat për inceneratorin e Tiranës 10 milionë euro

Kryesoret

Pagesat buxhetore nga Drejtoria e Thesarit në Ministrinë e Financave ndaj Kompanisë Integrated Energy BV SPV e kontraktua nga qeveria për të ndërtuar një incenerator për djegien e mbetjeve në landfillin e Sharrës po vijojnë.

Nga fillimi i janarit deri më datën 13 shtator, sipas të dhënave të Open Data Albania (transaksionet e thesarit) buxheti 2024 pagoi ndaj Integrated një shumë prej 1,041,300,047 lekësh (10 milionë euro).

Të dhënat tregojnë se pagesat ndaj inceneratorit po intensifikohen. Deri në 24 korrik ishin paguar 7 milionë euro, ndërsa në vetëm 40 ditë janë paguar edhe 3 milionë euro të tjera duke e çuar financimin e buxhetit të shtetit në total për këtë objekt mbi 7,2 miliardë lekë (72 milionë euro).

Siç tregojnë faturat e detajuara të thesarit pagesat bëhen ndaj Integrated, e cila është në administrim të shtetit, për shkak të akuzave që ngriti SPAK për një aferë të madhe korruptive. Ndaj administratorit shtet paguhen fatura për ndërtimin e inceneratorit, punimet e të cilit nuk kanë filluar.

Megjithëse ekzistojnë ligje, udhëzime, rregulla dhe struktura ligjore që pengojnë çeljen e fondeve nëse nuk ka fatura punimesh sërish pagesat vazhdojnë, duke prodhuar një dëm material dhe moral ndaj taksapaguesve shqiptare.

P.sh. siç tregohet nga tabela e mëposhtme me datën 28 gusht, Bashkia e Tiranës ka paguar 145 milionë lekë ose 145 mln euro në një ditë ndaj Integrated.

Një nga faturat ka këtë përshkrim: ”Bashkia Tiranë likuidim për depozitim mbetje urbane, inerte, ndërtim landfilli incenerator dhe rehabilitim i kontratës në vazhdim. Situacion mars 2024 nr.1158/2024. Fatura nr 1157/2024 dt 14.062024”.

Çështja e inceneratorit ka marrë përmasat e një investimi korruptiv që ka çuar prapa hekurave të burgut një seri zyrtarësh të lartë.

Sipas të dhënave nga bilanci më 2022 kompania që menaxhon inceneratorin, integrated Energy BV SPV siguroi një fitim prej 685 milionë lekësh. Norma e fitimeve para taksave ishte 41 për qind, ndërsa në vitit 2021 ishte 48 %.

Sakaq transporti i plehrave nga Kavaja dhe Durrësi drejt Tiranës i ka vënë bashkitë bregdetare ne vështirësi, pasi po çojnë për shërbimet e pastrimit pjesën më të madhe te të ardhurave të veta teksa në horizont nuk ka asnjë zgjidhje të re për çështjen e menaxhimit të mbetjeve në zonën me të populluar të vendit.

Aktualisht inceneratori i Tiranës administrohet nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara, e cila ende nuk ka dorëzuar bilancin e shoqërisë për vitin 2023 në QKB edhe pse kanë kaluar afatet./MONITOR

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit