-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Serbët e Kosovës pranojnë angazhimin të Kishës Ortodokse për situatën në rajon

Kryesoret

Kryetari i ‘Forumit Kombëtar Serb’ në Graçanicë, Momçilo Trajkoviq, së fundmi u takua me opozitën serbe dhe njoftoi formimin e një grupi punues për të adresuar çështjet që prekin serbët në Kosovë. Ai theksoi se serbët e Kosovës janë të gatshëm të pranojnë çdo propozim për përmirësimin e situatës.

Trajkoviq njoftoi gjithashtu një “strategji të re për mbijetesën e serbëve” dhe propozoi një “moratorium” për aktivitetet politike nga Beogradi në Kosovë. Ai kërkoi që Kisha Ortodokse Serbe të marrë një pozicion të qartë mbi situatën, duke theksuar se në të kaluarën ka luajtur një rol të rëndësishëm në mbijetesën e popullit serb.

Pavarësisht thirrjeve, kreu i Kishës Ortodokse Serbe, Patriarku Porfirije, nuk ka pranuar të takohet me delegacionin e serbëve nga Kosova. Kjo situatë ka shkaktuar shqetësim mes pjesëmarrësve, të cilët shpresojnë për një angazhim më aktiv nga kisha në mbështetje të popullit serb.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit