-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shantazhohet Gazment Bardhi? (Dokumentet)

Kryesoret

Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi njoftoi sot Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion për një përpjekje sipas tij kriminale për ta intimiduar atë përmes dokumenteve të falsifikuara.

Në dokumentet e publikuara në media, Bardhi thekson se në telefon i kanë shkuar disa mesazhe nga aplikacioni Signal, ku sajohen ngjarje dhe përmenden personazhe të krimit të organizuar, me qëllim sipas kreut të grupit të PD-së për ta shantazhuar.

“Këto mesazhe intimiduese dhe me përmbajtje tërësisht të rreme vijnë pas seancës plenare të datës 12 Shtator 2024, ku gjatë një interpelance me Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, unë në cilësinë e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë e përballa atë me disa të dhëna të platformës SKY/EÇ që janë bërë publike, si dhe e paralajmërova se shumë shpejt do ta përballë me të dhëna të tjera të të njëjtës natyrë që provojnë lidhjet mes funksionarëve të lartë publik dhe krimit të organizuar, gjithmonë pa cenuar dhe duke respektuar rregullat për ruajtjen e sekretit hetimor” shkruan Bardhi në letrën për Altin Dumanin.

Gazment Bardhi i kërkon SPAK që të hetojë dhe verifikojë në një kohë të shpejtë mesazhet me qëllim identifikimin e autorit/ëve të këtyre mesazheve, motiveve të dërgimit të tyre, dhe arsyet e prodhimit të një dokumenti të falsifikuar.

Lajmi ne perditesim…

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit