-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sjellja në Kuvend/ Spahiu: Sheshi duhet të ishte plot me njerëz

Kryesoret

Mbrëmjen e sotme në emisonin 5 pyetjet nga Babaramo po diskutohet rreth dënimit të deputetit demokrat Ervin Salianji.

I ftuar është Kreshnik Spahiu i cili shprehet se “Drejtësia s’ka qenë proporcionale. Në SPAK, apo prokurorinë e Tiranës, ka më dhjetëra çështje që gjykohen, subjekte politike, apo personazhe politike që akuzohen për krime me rrezikshmëri më të lartë shoqërore. Të gjej masë dënimi me burg për vepër penale me rrezik shoqëror të vogël, s’ka kryer vepra penale, s’ka pasur as pushtet. Për sa kohë Salinaji, s’ka pasur poste të tjera më parë, ndodhet në burg, do thoja që është një masë ekstreme. Burgun s’do ia uroja askujt. Reagimi i opozitës mund të ishte edhe më i lartë. Ajo që ka një lloj inkoherence është që opozita nuk arrin dot të ketë një përqasje të aksionit popullor. Sheshi para parlamentit duhej të ishte plot me njerëz.”

“PD djeg karriget sikur është shoqatë, sepse populli s’e mbështet për revolucion. Njerëzit nuk e kanë ndjerë të ishin ata flakëhedhësit. Ke parë ndonjë revolucion të fillojë me datë, ne kemi qenë dëshmitarë të shumë skenave të reagimit popullor në 34 vitet e fundit kur populli indinjohet nga një akt politik i padrejtë. Fakti që s’ka njerëz në shesh, këta mundohen të organizojnë celulat, t’i sjellin me autobus”, tha Spahiu.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit