Në Ditën Ndërkombëtare të të Moshuarve, Presidenti Bajram Begaj mikpriti pensionistë që kanë kontribuar në profesione të ndryshme në Shqipëri.
Ai theksoi rëndësinë e trajtimit të moshës së tretë me dinjitet dhe vlerësoi arritjet e tyre në fushat e mbrojtjes, shëndetësisë, jurisprudencës dhe bujqësisë.
“Çdokush nga ju ka shënuar arritje në profesion dhe ka dhënë një ndihmesë në zhvillimin e vendit, ndaj dhe meriton të vlerësohet”, – theksoi Presidenti
Gjatë takimit, Presidenti dëgjoi shqetësimet e të moshuarve dhe u angazhua për të siguruar që zëri i tyre të respektohet dhe dëgjohet.
Ai gjithashtu theksoi nevojën për kujdes të vazhdueshëm ndaj të moshuarve, duke e vlerësuar kontributin e tyre si të paçmuar.