Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka reaguar pas ngjarjes tragjike në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin, ku dy të rinj nga Kosova humbën jetën, ndërsa tre të tjerë po marrin ndihmë mjekësore.
Begaj ka shprehur ngushëllimet për familjet dhe të afërmit e viktimave, dhe ka bërë apel për rritjen e masave të sigurisë në plazhet shqiptare gjatë sezonit veror.
“Me hidhërim të thellë mësova për ngjarjen tragjike që u mori jetën dy të rinjve nga Kosova sot në Shëngjin. Në këto çaste të vështira, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjet dhe të afërmit e viktimave, ndërsa uroj shërim sa më të shpejtë për tre shokët e tyre. Kjo tragjedi na kujton rëndësinë e kujdesit dhe respektimit të çdo mase sigurie në plazhet tona. Nisur nga ky rast i rëndë, ftoj institucionet qendrore dhe vendore, si edhe operatorët turistikë, të marrin të gjitha masat e nevojshme për të garantuar sigurinë në plazhe gjatë gjithë sezonit veror, me qëllim parandalimin e ngjarjeve të tilla dhe mbrojtjen e jetës së qytetarëve dhe vizitorëve,” u shpreh Begaj.









