Kombëtarja shqiptare e futbollit përballet me një sfidë të re, pasi mesfushori Medon Berisha ka pësuar një dëmtim dhe do të humbasë dy ndeshjet e ardhshme të Ligës së Kombeve ndaj Çekisë dhe Gjeorgjisë.
Dëmtimi i tij ndodhi gjatë stërvitjeve disa javë më parë dhe drejtori sportiv i Leçes, Stefano Trincera, ka konfirmuar se rikthimi i Berishës në fushë do të ndodhë pas ndalesës për Kombëtaret.
Kjo është një humbje e rëndësishme për trajnerin Sylvinho, që tashmë po përballet me sfida të tjera, pasi pret edhe rikuperimin e lojtarëve si Broja dhe Manaj.