Nënkryetarja e Partisë së Lirisë Erisa Xhixho me anë të një postimi ka reaguar në lidhje me ditën ndërkombëtare të pensionistëve.
Xhixho shprehet se kjo ditë i gjen pensionistët me një pension qesharak dhe një indeksim si tallje për sakrificat e mundin e tyre në vite. Ajo thotë se 800 mijë pensionistë, qeveria i ka shpërblyer me 25 lekë të reja në ditë.
Xhixho lajmëron se Partia e Lirisë ka një program konkret për një jetë dinjitoze për pensionistët.
“1. Dyfishimi i pensioneve, 2.Pensionet do të indeksohen në përputhje me inflacionin e artikujve ushqimorë. 3.Mbulimi financiar për ilaçe. 4.Shërbime mjekësore dhe infermierore në banesë. 5.Shërbime mjekësore me përparësi për të shmangur pritjet e gjata
6. Shërbime rehabilitimi dhe fizioterapie falas për pensionistët me sëmundje invalidizuese. 7.Pajisje mjekësore falas për lëvizjen dhe pavarësimin jetësor të pensionistëve”, shkruan Xhixho.