Një 70-vjeçar është grabitur me dhunë në banesën e tij në Elbasan.
Shtetasi T. S. raportoi se në orët e para të mëngjesit disa persona të paidentifikuar i morën një shumë parash. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve, ndërsa disa individë janë shoqëruar për hetime.
Materialet janë dorëzuar në Prokurorinë e Elbasanit për procedura të mëtejshme.