-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dështon seanca për grabitjen e 4.6 milion euro në Rinas, ja shkaku

Kryesoret

Seanca gjyqësore e parashikuar sot në Gjykatën e Posaçme për leximin e pretencës nga SPAK ndaj Talo Çelës, lidhur me grabitjen e 4.6 milion euro në Aeroportin e Rinasit, ka dështuar.

Mungesa e gjyqtares Atalanta Zeqiraj, për shkak të problemeve shëndetësore, ka çuar në shtyrjen e procesit, pa caktuar një datë të re për vazhdimin.

Në këtë seancë, Prokuroria e Posaçme planifikonte të paraqiste konkluzionet dhe të njihte gjykatën me prova të reja, duke përfshirë transkriptimet e bisedave në Sky Ecc. Ngjarja e grabitjes spektakolare ndodhi në prill të vitit 2019, ku më parë gjykata kishte dënuar 7 anëtarë të grupit kriminal me gjithsej 122 vite burgim.

Talo Çela është akuzuar si pjesë e bandës, por gjykimi për të vazhdon në mungesë, pasi ai është ende në arrati.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit