Irani ka lëshuar qindra raketa balistike drejt Izraelit mbrëmjen e kësaj të diele.
Një zyrtar izraelit i sigurisë thotë se shumica e këtyre raketave u kapën nga Forcat Ajrore izraelite, në bashkëpunim me Komandën Qendrore të Forcave Ajrore të SHBA.
Megjithatë, duket se Irani nuk do të ndalet.
Ebrahim Azizi, kreu i Komitetit të Sigurisë Kombëtare dhe Politikës së Jashtme të Parlamentit iranian, tha në televizionin shtetëror iranian se kjo ishte vala e parë e sulmeve të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike.
Ai deklaroi se Irani kishte synim të godiste qendrat dhe objektet ushtarake izraelite, por nënvizoi se raketat mund të kishin goditur civilët gjithashtu për shkak të llogaritjeve të gabuara.
Azizi paralajmëroi se nëse Izraeli “gabon sërish”, do të ketë një valë të dytë, e cila do të jetë “madje edhe më shkatërruese”.
Ai shtoi se sipas vlerësimeve të Iranit, Izraeli “nuk mund të hakmerret” ndaj sulmit të fundit të Iranit./ CNA