Jasir Asani vazhdon të impresionojë në Ligën e Kampioneve të Azisë, duke shënuar golin e tij të katërt në këtë edicion.
Në ndeshjen ndaj Kavasaki, ai e kaloi Guangjun në avantazh me një penallti të shndërruar në minutën e 21-të.
Pas tre golave në ndeshjen e parë, Asani tani është golashënuesi më i mirë i turneut, duke tërhequr vëmendjen e klubeve të mëdha në Azi dhe Europë, me shpresën për të rikthyer në kontinentin e vjetër vitin e ardhshëm.