Dy shqiptarë, Altin Laskaj, 30 vjeç dhe Kristjan Begu, 33 vjeç, janë arrestuar në Skocinë pasi kishin transformuar një ish-dyqan mobiljesh në një serë kanabisi. Ata u deklaruan fajtorë për prodhimin dhe shpërndarjen e substancës së klasës B gjatë paraqitjes në Gjykatën e Ayr Sherifit.
Policia bastisi dyqanin më 15 janar 2024, pas marrjes së informacionit për aktivitet të dyshimtë. Gjatë kontrollit, ata zbuluan një erë të fortë kanabisi dhe gjetën 89 bimë, me vlerë prej 57,800 deri në 173,400 £.
Gjatë operacionit, policia zbuloi gjithashtu 34 thasë me kanabis, secila peshonte rreth një kilogram dhe e gjithë ngarkesa kishte një vlerë totale prej 129,200 £. Në vendngjarje u gjetën edhe mjete të tjera që tregonin për aktivitetin e paligjshëm, duke përfshirë doreza kopshtarie dhe peshore.