Ndërmjetësuesi i BE-së, Miroslav Lajçak, ka ndarë momente nga takimet që zhvilloi gjatë Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në New York, përfshirë bisedat me përfaqësues të Kosovës.
Ai shprehu optimizmin e tij se diskutimet do të ndihmojnë në krijimin e zgjidhjeve për sfidat globale.
”Sapo u ktheva nga një javë intensive në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në New York! Unë pata mundësinë të përfshihem në diskutime kuptimplota rreth multilateralizmit, ndërtimit të paqes dhe Ballkanit Perëndimor brenda dhe jashtë ndërtesës së OKB-së.
Përveç bisedave me miqtë dhe partnerët, mora pjesë gjithashtu në drekën tradicionale të Ballkanit Perëndimor me liderët nga rajoni të organizuar nga shefi për Politikë të Jashtme i BE-së, dhe fola në Samitin e Ndikimit të Zhvillimit të Qëndrueshëm.
Ndjeva mirë temperaturën globale për çështje me rëndësi për të gjithë ne dhe me të vërtetë besoj se diskutimet tona do të ndihmojnë në krijimin e zgjidhjeve efektive për sfidat me të cilat përballemi globalisht”, u shpreh Lajçak.