Opozita prej ditës së djeshme ka nisur bojkotin e komisioneve parlamentare. Sot e vijoi duke mos marrë pjesë as te komisioni i jashtëm dhe as tek hetimori për sterilizimin që drejtohet nga Albana Vokshi. Megjithatë komisioni vijoi punën në drejtimin e zv/ kryetarit Plarent Ndreca.
Një ditë më parë, deputetët e PD-së jo vetëm që nuk morën pjesë në komisionet parlamentare, por gjatë seancës plenare të parashikuar pasditen e së hënës, dogjën karriget në oborrin e Kuvendit, jashtë sallës së seancave plenare, dhe gjithashtu nuk lejuan vijimin normal të punimeve në Kuvend, ku parashikohej të diskutoheshin problematikat e qytetarëve.