Deputeti socialist Petro Koçi ka folur rreth situatës së djeshme në kuvend, ku Flamur Noka i hoqi mikrofonin. Koçi tha se i hoqën të drejtën e fjalës dhe Nooka iu drejtua duke i thënë që po na provokoni, na keni burgosur kolegun.
Ai u shpreh se nuk e ka humbur qetësinë edhe pse ndihej i fyer nga veprimet ordinere.
“Ndjehesha i fyer nga veprimet ordinere të kryera dje edhe ndaj meje. Erdhën të tjerët te unë. Më hoqën të drejtën e fjalës dhe kjo është shumë e rëndë. Ishte duke thënë që ‘po na provokoni’. I kam thënë ‘je ti që po më provokon mua’.”, tha deputeti socialit.
Më tej Koçi u shpreh se “ajo që po ndodh me opozitën nuk ka lidhje me konfirmimin e vendimit për dënimin e zotit Salianji sepse togfjalëshi për mosbindje civile ka kohë që dëgjohet, më kujton 14 shtatorin, vrasjen e Azem Hajdarit, kur shkruanin Shqipëria në luftë. Lëvizje politikisht vetëvrasëse e opozitës”.