Kryeministri Edi Rama njoftoi se rreth 400 kandidatë kanë aplikuar në platformën “Deputeti që Duam” për zgjedhjet e ardhshme.
Rama theksoi se dera është e hapur për të gjithë që dëshirojnë të kontribuojnë në zhvillimin e Shqipërisë deri në vitin 2030, duke shprehur besimin në një Parti Socialiste të fuqishme drejt Bashkimit Europian.
Reagimi i Rames
FALEMINDERIT ATYRE QË KANË TROKITUR dhe BUJRUM KUJTDO QË DO TË TROKASË
DERA ËSHTË E HAPUR
*Platforma Deputeti qe Duam, ka mikpritur në më pak se 2 muaj 392 kandidatë, nga brenda e jashtë vendit dhe nga brenda e jashtë partisë natyrisht, për një skuadër të re të shoqërisë shqiptare në fushëbetejën e pranverës së ardhshme për SHQIPËRINË2030🇦🇱 dhe për një Parti Socialiste të rienergjizuar fuqishëm, si një fuqi e re udhëheqëse drejt majës së Bashkimit Europian në vitin 2030🇪🇺
#KrenarpërShqipërinë
#VetëmPërpara
#SHQIPËRIA2030🇦🇱