Gjatë mbledhjes së Asamblesë Parlamentare të Nismës për Europën Qendrore, Kryeparlamentarja Elisa Spiropali theksoi se Shqipëria ka bërë hapa të rëndësishëm drejt anëtarësimit në BE.
Ajo theksoi se vendi ynë kontribuon në siguri dhe paqe në rajon, duke theksuar rolin aktiv në organizata si OSBE dhe Këshillin e Sigurimit.
Elisa Spiropali: Vitet e fundit Shqipëria ka qenë protagoniste e rëndësishme e kontribute për siguri e paqe. Presidenca e OSBE dhe anëtarësia në Këshillin e Sigurimit, kanë dëshmuar lidershipin e vendit tonë për mbrojtjen e paqes dhe garantimin e sigurisë, luftën kundër terrorizmit, kundërshtimin e agresionit rus në Ukrainë, vendosjen e paqes në Lindjen e Mesme dhe rajonet e trazuara të botës.
Me zhvillimet e saj të brendshme, rritjen ekonomike, kontributin në zhvillimet e integrimet rajonale, partneritetin si anëtare e denjë e NATO-s, arritjes drejt anëtarësimit në BE, Shqipëria është bërë sot një vend që prodhon sot kohezion, siguri e paqe, e miqësi mes kombeve e popujve.
Në çështjen e integrimit në BE, Shqipëria ka hedhur hapa të vendosur drejt anëtarësimit.