Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha me anë të një postimi në rrjetin social facebook ka publikuar një video ku dallohet se si deputetët e opozitës bllokonin foltoren e Kuvendit të Shqipërisë. Deputetët me ndihmën e megafonave krijonin dhe tensiononin situatën për votën e fshehtë në parlament.
Në video dallohet edhe ish deputetja e Partisë Socialiste Arta Dade, e cila i shkon Jozefina Topallit në vendin e saj dhe i merr mikrofonin.
Me këto veprime të deputetëve socialistë, Kuvendi vite më parë nuk i përjashtonte, ndërsa sot deputetëve demokratë jo vetëm që u mohohet fjala por dhe prezenca e tyre.
“No comment”, shkruan Berisha.