Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një 14-vjeçar shqiptar është arrestuar pasi ka dhunuar një 12-vjeçar nga disa nxënës. Pamjet e incidentit, të shpërndara në rrjetet sociale, tregojnë dhunën e ushtruar ndaj viktimës, që shkaktoi indinjatë të gjerë.
Autoritetet kanë identifikuar dhe arrestuar adoleshentin shqiptar, së bashku me babanë e tij, 40-vjeç, pas hetimeve mbi sulmin, i cili ndodhi jashtë një shkolle në Pefkohor.
Videoja tregon adoleshentin që goditet me grusht, ndërsa të tjerët rreth tij inkurajojnë dhunën. Ky incident ka ngritur shqetësime serioze në komunitet për sigurinë e fëmijëve.