Atalanta mori fitoren e parë sezonale në Champions League pasi mposhti 3-0 skuadrën e Shakhtar Donetsk.
Berat Gjimshiti në minutën e 21-të, shënoi golin e parë pas një krosimi të marrë nga Lookman.
Në fillim të pjesës së dytë Gjimshiti u zëvendësua për shkak se ndjente dhimbje. Në orët e ardhshme, pritet të zbulohet për çfarë dëmtimi bëhet fjalë.
Atalanta shënoi edhe dy herë të tjera me Lookman dhe Bellanova, për të marrë tre pikët e para, në raundin e dytë.