Pas sulmit me qindra raketa në Izrael, Irani theksoi se nuk ka “absolutisht asnjë interes për një luftë më të gjerë”. Zëdhënësja e qeverisë, Fatemeh Mohajerani, akuzoi Izraelin për përshkallëzim të situatës dhe shpjegoi se Teherani vepron në vetëmbrojtje.
Mohajerani theksoi se Irani u përmbajt pas vrasjes së liderit të Hamasit, Ismail Haniyeh, për të ruajtur paqen në Gaza. Megjithatë, ajo theksoi se “nuk do të lejojmë kurrë të njolloset një centimetër i tokës sonë”.
Ushtria izraelite raportoi se shumica e raketave u kapën, por disa arritën të godisnin tokën në Izrael dhe Bregun Perëndimor të pushtuar.