Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për qarkun e Tiranës Belind Këlliçi me anë të një postimi ka treguar disa foto nga vizita e tij në Qendrën Islamike Shqiptare në Mipigan.
Këlliçi ka falenderuar Imam Shuajb Gergurin për mikëpritjen dhe punën e palodhur në ndihmë të komunitetit shqiptar dhe besimtarëve myslimanë në veçanti.
“E themeluar në vitin 1963, kjo qendër promovon paqen, harmoninë dhe tolerancën mes komunitetit shqiptar musliman në Michigan dhe jo vetëm. Në këtë Xhami madhështore, njëlloj si edhe në Kishën e Shën Palit dhe në Teqenë e Baba Rexhebit në Michigan, mësimi i gjuhës shqipe për fëmijët është një mision kombëtar i pandalshëm dhe shërbim ndaj kombit shqiptar”, shkruan Këlliçi.