Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale pamje nga shkolla 9-vjeçare “Demokracia” në Durrës, duke theksuar se puna për përfundimin e saj është në vazhdim.
Ai njoftoi se kjo shkollë do të mirëpresë së shpejti 600 nxënës dhe mësues në ambiente të reja dhe moderne.
Në postimin e tij, Rama shprehu optimizëm për standardet e reja të arsimit që do të ofrohen në këtë shkollë, duke i uruar gjithashtu një ditë të mbarë ndjekësve të tij.