Deputeti demokrat, Kreshnik Çollaku u ka bërë thirrje ambasadave që të reagojnë për emërimin në krye të Policisë së Shtetit, të Ilir Prodës, që sipas tij ndodhet nën hetim për lidhje me grupet e krimit të organizuar.
“Unë pres që ambasadat mike e miqtë strategjikë të reagojnë ndaj emërimit të një personi nën hetim për lidhje me grupet e krimit të organizuar si Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.
Ky emërim është shenjë e qartë se zgjedhjet e ardhshme do ti administrojnë bandat me uniforma policie.
Shqipërisë i bëjnë më pak dëm disa karrige të djegura ne oborrin e Parlamentit, sesa emërimi i “ushtarëve” të bandave kriminale në ofiqe dhe uniforma policie” shkruan ai.