-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sigurimi vullnetar për pension, çfarë duhet të dini për kushtet dhe dokumentet

Kryesoret

Qytetarët që kanë mbushur moshën për pension, por kanë më pak se 15 vite punë, mund të përfitojnë nga skema e sigurimit vullnetar. Kjo skemë është gjithashtu e dobishme për ata që duan të rrisin pensionin e tyre.

Kush mund të marrë pjesë?

Të gjithë shtetasit shqiptarë mbi 18 vjeç që nuk kanë të drejta përfitimi nga sigurimi i detyruar.

Të punësuarit që dëshirojnë të rrisin të ardhurat e tyre përmes sigurimit vullnetar.

Të vetëpunësuarit në bujqësi që nuk janë pjesë e skemës së sigurimeve.

Si llogaritet kontributi?

Kontributi llogaritet në bazë të pagës minimale dhe maksimale të caktuar nga Këshilli i Ministrave. Për vitin 2024, kuota mujore është 8,640 lekë, që përkon me 21.6% të pagës minimale prej 40,000 lekësh.

Lehtësi për pagesat paradhënie

6% zbritje për pagesat vjetore në janar.
3% për pagesat 6-mujore, nëse realizohen para fillimit të periudhës.
1.5% për pagesat 3-mujore, nëse bëhen para fillimit të periudhës.

Dokumentet e nevojshme
Për të aplikuar, duhen:

Fotokopja e librezës së punës.
Fotokopja e librezës së kontributeve (nëse disponohet).
Fotokopja e kartës së identitetit.
Procedura e Aplikimit
Paraqituni në Agjencinë Lokale të Sigurimeve Shoqërore.

Bëni llogaritjet e periudhave të punës dhe dakordohuni për ato që dëshironi të mbuloni.
Plotësoni “Urdhër veprimi” me inspektorin e sigurimit vullnetar.
Kryeni pagesën në bankë dhe merrni “Mandat arkëtimi”.

Rikthehuni te inspektori për të nënshkruar marrëveshjen e sigurimit vullnetar.

Pjesëmarrja në këtë skemë ofron mundësi për të plotësuar vitet e punës dhe për të rritur pensionin, duke ju ndihmuar të siguroni një të ardhme më të qëndrueshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit