Udhëheqësi suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, ka kritikuar ashpër Shtetet e Bashkuara dhe vendet evropiane, duke i akuzuar ato për nxitjen e tensioneve dhe luftërave në Lindjen e Mesme. Ai kërkoi që këto vende të “zhduken” nga rajoni për të lejuar që popujt të jetojnë në paqe.
Deklaratat e Khamenei vijnë pas një sulmi të fundit, ku Irani lëshoi rreth 200 raketa në drejtim të Izraelit. Një zyrtar i lartë iranian tha se urdhri për këtë sulm erdhi direkt nga udhëheqësi suprem. Sipas Teheranit, rreth 80 përqind e raketave goditën objektivat, megjithatë Izraeli nuk raportoi për viktima, vetëm për disa lëndime të lehta.
Këto tensione përfaqësojnë një përshkallëzim të mëtejshëm në marrëdhëniet midis Iranit dhe vendeve perëndimore, duke ngritur shqetësime për stabilitetin në rajon.