-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ambasadori i BE-së, Gonzato: Korrupsioni në Shqipëri mbetet mbi mesataren e BE-së

Kryesoret

Gjatë Forumit Rajonal për Politikat e Mirëqeverisjes, ambasadori i BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato, theksoi rëndësinë e një shoqërie civile të fortë në luftën kundër korrupsionit.

Ai nënvizoi se përpjekjet antikorrupsion duhet të përfshijnë të gjitha kapitujt e negociuar dhe të fokusohet në sektorët me rrezik të lartë, si kadastra, tatimet, doganat dhe shëndetësia.

“Një shoqëri civile, e pavarur, e fortë dhe që arrin të angazhohet në dialog konstruktiv me institucionet publike dhe bizneset është element kritik kundër korrupsionit. Prandaj përfaqësuesit e shoqërisë civile të mënyrë aktive të përfshihen dhe të konsultohen për formësimin e politikave antikorrupsion dhe monitorimin e tyre.

Në programet tona, ne mbështesim mobilizimin e shoqërisë civile për të dhënë kontributin e tyre efikas. Ndërkohë që vendet e Ballkanit Perëndimor po vazhdojnë punën drejt anëtarësimit në BE, si vijimi ashtu dhe perceptimi i korrupsionit, mbeten më të larta se mesatarja e BE, ndaj duhet të përqendrohemi që të gjitha përpjekjet antikorrpsion të përqendrohen në të gjitha kapitujt e negociuar, duke filluar që nga sektorët me rrezikun më të lartë.

Vendet e BP duhet të vijojnë luftën ndaj korrupsionit me veprime konkrete duke përfshirë këtu kuadrin e duhur ligjor dhe institucional, burimet e duhura, zbatimin e ligjit.

Në Shqipëri presim që puna e qeverisë për strategjinë antikorrupson të miratohet dhe të zbatohet e plotë në veçanti në sektorët Kadastra, Tatimet, Dogana, prokurimi publik, arsimi dhe shëndetësia.

Kohët e fundit, Kuvendi i Shqipërisë krijoi një komision të posaçëm anti-korrupsion. Jo është një mundësi për të fuqizuar përpjekjet për parandalimin e korrupsionit, duke patur parasysh rezultatet e arritura, duhet të vijohet më tej.

Masa të tjera, krijohen, por është e rëndësishme që partnerët në rajon të shmangin veprimet që minojnë luftën anti-korrupsion, për shembull dobësimi i transparencës në prokurimin publik, apo akte ligjore të porositura të cilat anashkalojnë procedurat standarde, apo kufizimin e mandateve të organeve të pavarura anti-korrupsion.

Lufta ndaj korrupsionit do të përballet me rezistencë nga ata që përfitojnë nga ekzistenca e saj, prandaj duhet vullnet i fortë politike, kjo pengon sundimin e ligjit. Unë kam besim se pjesëmarrësit do të merren me këtë çështje dhe do ta diskutojnë atë gjerësisht”, tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit