-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Garda bllok të përjashtuarve, Gjekmarkaj: Njëherë vdesim!

Kryesoret

Kuvendi mblidhet ditën e sotme pa 24 deputetë të opozitës, të cilët janë përjashtuar për kaosin dhe veprimet e dhunshme të kryera gjatë seancës plenare të ditës së hënë. Të përjashtuarit janë mbledhur para hyrjes së parlamentit duke tentuar hyrjen me forcë.

“Ka festa, ndërtohen kulla, vijnë turistë të huaj që hanë kos dhe mjaltë dhe shohin bukuritë e natyrës. Por po tentohet zhbërja e opozitës, po tentohet frikësimi i botës intelektuale dhe mediatike.

Ka mbetur vetëm opozita që ka liderin në burg dhe Salianjin në burg. A na pret një fat i tillë? Mund të na presin, por një herë vdesim, kur të na e ketë shkruar Zoti, jo për ditë për shkak të frikës së Ramës” tha ai.

24 deputetët e PD të përjashtuar
1.Gazment Bardhi – 60 ditë i përjashtuar
2.Flamur Noka – 60 ditë i përjashtuar
3.Bledion Nallbati – 60 ditë i përjashtuar
4.Edi Paloka – 10 ditë i përjashtuar
5.Saimir Korreshi – 40 ditë i përjashtuar
6.Lefter Gështenja – 40 ditë i përjashtuar
7.Luan Baçi – – 40 ditë i përjashtuar
8.Agron Gjekmarkaj – 40 ditë i përjashtuar
9.Dhurata Çupi – – 40 ditë i përjashtuar
10.Xhelal Mziu – 40 ditë i përjashtuar
11.Ina Zhupa – 40 ditë i përjashtuar
12.Zheni Gjergji – 40 ditë i përjashtuar
13.Helidon Bushati – 40 ditë i përjashtuar
14.Lindita Metaliaj – 40 ditë i përjashtuar
15.Ramadan Lika – 40 ditë i përjashtuar
16.Asllan Dogjani – 40 ditë i përjashtuar
17.Qani Xhafa – 40 ditë i përjashtuar
18.Flamur Hoxha – 40 ditë i përjashtuar
19.Isuf Çela – 40 ditë i përjashtuar
20.Kastriot Piroli – 40 ditë i përjashtuar
21.Lodovik Hasani – 40 ditë i përjashtuar
22.Kasem Mahmutaj- 40 ditë i përjashtuar
23.Edmond Spaho – 40 ditë i përjashtuar
24.Dashnor Sula – 40 ditë i përjashtuar

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit