-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

ILD refuzon të marrë pjesë në komisionin “Xhafaj”

Kryesoret

Të treja institucionet kryesore të drejtësisë, Gjykata Kushtetuese, SPAK dhe ILD, kanë shprehur vendosmërinë për të mos marrë pjesë në komisionin e quajtur “Për Thellimin e Reformave për Mirëqeverisjen, Sundimin e Ligjit, dhe Antikorrupsionin për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Evropian”.

Fillimisht, Gjykata Kushtetuese refuzoi kërkesën për të dërguar ekspertë, duke theksuar se pjesëmarrja e saj mund të shkaktonte konflikte me funksionet e saj ligjore. Pas saj, SPAK dhe ILD gjithashtu vendosën të mos angazhohen në këtë komision.

SPAK, përmes një deklarate, theksoi rëndësinë e respektimit të parimeve të ndarjes së pushteteve dhe nënvizoi se institucionet kanë përmbushur detyrimet e tyre ligjore duke publikuar problematikat e hasura në ushtrimin e funksioneve. Ndërsa ILD njoftoi se do të ofrojë kontributin e saj vetëm kur të kërkohet nga komisioni.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit