Ministri i Financave Petrit Malaj me anë të një postimi në rrjetet sociale ka reaguar pas situatës që ndodhi sot në Kuvend. Malaj shprehet se situata e ndodhur sot në hyrje të Kuvendit është e paprecedentë, një cënim i rrezikshëm i demokracisë dhe vlerave të qytetarisë.
“Si Ministër i Financave, jam mandatuar për të zbatuar me rigorozitet Kushtetutën, për të punuar me ndershmëri dhe profesionalizëm për mirëqenien e të gjithë qytetarëve pa dallim partiak dhe prosperitetin e vendit.”, thotë Malaj.
Ai dënon dhunën e shkaktuar deputetët e opozitës dhe dhunën në çdo formë të saj.
Më tej ai vijon të thotë që “Shqipëria po përgatitet të çelë me Bashkimin Europian negociatat mbi kapitujt “Themelorë”, ndaj kjo situatë e papranueshme, nuk bën gjë tjetër veçse cënon drejtëpërdrejt imazhin e vendit dhe këtë më shumë se kushdo duhet ta kuptojë Opozita. Sot, është koha që të gjithë bashkë të punojmë për të ardhmen e vendit, për të ardhmen e fëmijëve tanë”.