Kirurgu Arben Gjata konfirmoi për News24 se operacioni për hernien ingunale të kryeministrit Rama zgjati rreth dy orë.
Ai shtoi se Rama është zgjuar nga anestezia dhe se do të qëndrojë në spitalin Nënë Tereza për rikuperim.
“Rama është zgjuar nga anestezia dhe është në gjendje stabël. Operacioni i Ramës zgjati rreth 2 orë, ndërsa kryeministri do të qëndrojë sot në ambientet spitalore Operacioni ishte planifikuar disa ditë më parë”, u shpreh ai.