Jashtë rezistencë dhe kaos, brenda diskutime. Kjo është panorama që sjell Parlamenti i Shqipërisë në seancën e sotme. Një pjesë e madhe e deputetëve socialistë kanë arritur që të futen brenda pavarësisht tentativave të opozitës për t’i bllokuar dhe kacafytjeve me Gardën.
Por jo të gjithë ministrat u futën. Kryeministri Rama nuk ishte i pranishëm. Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali nisi seancën normalisht dhe socialistët vijuan diskutimet.
Krahu tjetër i sallës bosh dhe pa karrige të cilat u dogjën të hënën dhe për këtë arsye dje u përjashtua nga Komisioni i Etikës 24 deputetë opozitarë që ende po tentojnë që të futen me forcë në sallë.