Për shkak të përkeqësimit të kushteve të motit, Porti i Durrësit mbrëmjen e sotme ka pezulluar lundrimet e trageteve për në Portin e Barit, Iltali.
Sipas njoftimit zyrtar, tragetet do të bëjnë nisjen e tyre mëngjesin e ditës së nesërme, pra me 4 tetor.
Ndërkohë Porti i Durrësit ka theksuar se udhëtarët dhe bizneset që planifikonin udhëtime për mbrëmjen e sotme mund të kontaktojnë agjencitë e trageteve për informacion të mëtejshëm.