Një 36-vjeçar nga Kosova është vënë nën hetim pasi tentoi të fusë në Shqipëri 18,000 euro pa i deklaruar në pikën kufitare të Morinës.
Policia Kufitare, gjatë kontrollit të automjetit tip “Golf”, gjeti shumën e parave të padeklaruara, të cilat u sekuestruan.
Ai u referua Prokurorisë për “Mosdeklarimin në kufi të të hollave dhe sendeve me vlerë”.