Paraditen e sotme kryeministri Edi Rama i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale në QSUT pasi vuan nga hernia diskale. Operacioni ka dalë me sukses dhe gjendja e shefit të qeverisë paraqitet e mirë. Ndërhyrja që vetë Rama e kishte paralajmëruar disa javë më parë zgjati rreth dy orë.
Operacioni u realizua nën drejtimin Arben Gjatës. Mjekët e tjerë që kanë marrë pjesë në operacion janë Arben Beqiri, Dritan Rehovica, Krenar Lila, dhe Saimir Kuçi.
“Kryeministri Edi Rama po i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale laparoskopike në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.
Ekipi mjekësor nën drejtimin e Prof. Dr. Arben Gjata po kryen ndërhyrjen kirurgjikale të hernies inguinale. Pas përfundimit të ndërhyrjes, Kryeministri Rama pritet të kalojë natën e sotme në mjediset spitalore të QSUNT”, njofton Kryeministria.