-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Spiropali zgjati mandatin e gjyqtares së GJK, Tabaku: Tentativë për t’u fshehur pas tymnajës

Kryesoret

Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali ka zgjatur mandatin e gjyqtares së Gjykatës Kushtetuese Elsa Toska deri në vitin 2028, duke e cilësuar si një nismë antikushtetuese. Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka reaguar në lidhje me këtë dhe thotë se kjo nismë ishte tentativë për tu fshehur pas tymnajës.

Tabaku shprehet se “në vitin 2016, parlamenti miratoi ndryshimet kushtetuese të Reformës në Drejtësi dhe futi në Kushtetutë disa dispozita kalimtare për mandatet e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, por tre vjet pas këtyre ndryshimeve Parlamenti nën drejtimin e shumicë socialiste u përfshi në një ngerc tjetër.”

Më pas ajo thotë se gjyqtarëve të emëruar pas vitit 2017 u përfundon mandati në vitin 2025, ndërsa atyre të emëruar pas vitit 2020 u përfundon mandati në vitin 2028.

Tabaku më tej bën disa pyetje: “Përse Kryetarja e Kuvendit e interpreton me syze të tjera një dispozitë që është e qartë, si në mendimin e Komisionit të Venecias, ashtu edhe në Ligjin për Gjykatën Kushtetuese, neni 86, pika 3? A është kjo një përpjekje për të manipuluar Kushtetutën dhe për të zgjatur mandatin e ndonjë gjyqtareje tjetër? Apo ka për qëllim Kryetarja e Kuvendit të mbanë të kapur Gjykatën Kushtetuese me vendime arbitrare, duke minuar Reformën në Drejtësi? A ka vendosur Kryetarja e Kuvendit të hedhë poshtë Kushtetutën dhe mendimin e Komisionit të Venecias, të cilit vetë i është drejtuar?”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit