-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Integrimi dhe letra e PD/ McAllister i kërkon KE sqarime për opozitën në Shqipëri

Kryesoret

Vetëm pak ditë pas letrës së deputetes së PD Jorida Tabaku për situatën e parlamentit dhe procesit të integrimit në Shqipëri, kryetari i Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian, David McAllister, i ka kërkuar zyrtarisht Komisionit Europian sqarime për hapësirën e opozitës në Shqipëri.

Në një letër drejtuar Komisioneres për Zgjerimin Marta Kos, McAllister ngre shqetësimet e përcjella nga Tabaku për përjashtimin e opozitës nga procesi i integrimit, mungesën e transparencës dhe kufizimin e rolit kontrollues të parlamentit shqiptar.

Kreu i Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian thekson se sipas shqetësimeve të ngritura nga Tabaku, opozita, shoqëria civile dhe publiku janë të përjashtuar nga informacioni mbi negociatat dhe procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Ai kërkon nga Komisioni Europian një vlerësim të qartë mbi bashkëpunimin mes qeverisë dhe opozitës në Shqipëri, si edhe mënyrën se si mund të garantohet roli kushtetues i opozitës si institucion kontrolli demokratik.

Në letrën e tij, McAllister thotë se “një proces integrimi i dominuar vetëm nga ekzekutivi dhe që përjashton opozitën rrezikon të dëmtojë standardet demokratike dhe vetë besueshmërinë e procesit të zgjerimit të Bashkimit Europian”. Ai nënvizon se Shqipëria, si një vend që konsiderohet “frontrunner” në procesin e integrimit, duhet të ndjekë një proces të bazuar tek merita, integriteti institucional dhe standardet demokratike europiane.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit