Pasditen e sotme një aksident ka ndodhur në aksin Levan-Tepelenë në afërsi të fshatit Buzmadh. Një furgon mallrash dhe një pasagjerësh janë përplasur dhe si pasojë janë plagosur 6 persona.
Menjëherë në vendngjarje kanë tre ambulanca që kanë dërguar të plagosurit në spitalin e Fierit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Dyshohet se shkak i aksidentit është bërë lagështia në rrugë dhe shpejtësi tej normave të lejuara.
Ndërkohë policia po vijon punën për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.